Viktor Gyokeres po kalon një periudhë fantastike te Sporting. Me këtë skuadër, sulmuesi suedez brenda dy sezonesh ka realizuar 40 gola.
Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re dhe mediat e shikojnë atë si zëvendësuesin e Haaland te Manchester City. Klubi portugez i njeh mirë aftësitë e Gyokeres dhe kushdo që dëshiron të firmosë me 26 vjeçarin duhet të paguajë 100 milionë euro. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.
(J.S/BalkanWeb)