Portugali-Luksemburg, Ukrainë-Portugali apo Juventus-Bolonja? Këto janë 3 ndeshjet e radhës në dispozicion të C.Ronaldos për të shënuar të paktën 2 gola, mjaftueshëm për të arritur një shifër të pabesueshme, 700 gola në karrierë. Sulmuesi portugez është ndalur në kuotën e 698 golave, ky rekord është thjeshtë çështje kohe por duke njohur egon e CR7, ylli portugez do të synoj ta arrij sa më shpejt.


Golat Ronaldo
Golat Ronaldo

698 gola, Ronaldo i ka arritur me 4 ekipe, Sporting Lisbona, Man.United, Real Madrid, Juventus dhe me përfaqësuesen portugeze. 450 gola nga 698 në total, Ronaldo i ka shënuar gjatë periudhës ku aktivizohej me Real Madrid, 64% të golave në total, kjo është e kuptueshme pasi portugezi qëndroj në Madrid për 9 vite duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në historinë e klubit.


Gola Ekipeve
Gola Ekipeve

Sevija është viktima e tij e preferuar, i ka shënuar 27 gola ndërsa në vendin e dytë qëndron Atletico Madrid, skuadër që i ka shënuar 24 gola. Aq gola sa i ka shënuar vetëm Atletikos, Ronaldo ka shënuar deri më tani me fanellën e Juventusit.


Golat Ne Total
Golat Ne Total

127 gola CR7 i ka shënuar në Champions duke qenë golashënuesi më i mirë i këtij turneu. Pjesën më të madhe të golave, Ronaldo i ka shënuar me këmbën e djathtë, 440 gola, afro 63%.

Golat Me Kembe
Golat Me Kembe

Pavarësisht se nuk është një qendërsulmues tipik, Ronaldo është i papërmbajtshëm në zonë teksa ka shënuar 593 gola. 55 gola nga goditjet standarde ndërsa 112 gola me penallti. Këto shifra e bëjnë Ronaldon një futbollit të madh, një nga më të mirët në historinë e këtij sporti, të gjithë tashmë janë në pritje për të shijuar rekordin e tij të radhës, 700 gola në karrierë.
(BalkanWeb)