Ky i sivjetshmi mund të etiketohet si Partizani i ekstremeve. Skuadra e kuqe së fundmi u ndëshkua në minutën e fundit nga Teuta, duke i ikur nga duart një fitore, që do të mbante pas Vllazninë.

Nuk ia doli, por kjo nuk është ndeshja e parë e të kuqve që vendoset në fund. Nga 12 ndeshje të luajtura në total, Partizani ka arritur të shënojë ose është ndëshkuar në fund në plot 7 prej tyre. Në katër ndeshje të kuqtë e kanë kthyer në favor ndeshjen e tyre dhe kanë arritur të shpëtojnë plot 10 pikë, nga 21 që kanë në total.

Edhe ndeshja e fazës së parë kundër Dinamos ka qenë e tillë, me të kuqtë që shënonin me Rrapajn për 2- 1 në minutën e dytë shtesë dhe Dinamo arrinte të barazonte në kohë rekord në të pestën shtesë me një gol të Lorenco Vilës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb