Sasia e parave të shpenzuar për reklama në rrjetet sociale po rritet me hapa gjigande. Zgjerimi i shpejtë i platformave të mediave sociale në pajisjet telefonike, si dhe lidhja e shpejtë me internetin dhe teknologjinë e sofistikuar, ka shkaktuar një ndryshim të madh në mënyrën se si shumë njerëz marrin lajmet e tyre, shkruan Reuters.

Agjencia e reklamave Zenith Optimedia, parashikon se zgjerimi i reklamimit në rrjetet sociale do të përbëjë 20% të të gjithë reklamave në interne në vitin 2019, duke shpenzuar 50 miliardë dollarë, me vetëm 1% më pak se reklamat e gazetave. Në vitin 2020 pritet që mediat sociale të tejkalojnë gazetat.

“Rrjetet sociale dhe videot online dhe videot online po bëjnë që agjencitë e reklamave të shpenzojnë gjithnjë e më shumë, pavarësisht kërcënimeve politike për ekonominë, “ thotë Jonathan Barnard, kreu i parashikimit të Zenith.


(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb