Një vulë perandorake kineze e shekullit 18 është shitur për një shifër rekord prej 22 milionë dollarësh, 20 herë më shumë nga çmimi i vlerësuar. Shitja, që iu bë një koleksionisti kinez emri i të cilit nuk u bë i ditur, u bë në Paris ditën e djeshme, pas një “lufte të nxehtë” për ta marrë vulën në shtëpinë e ankandeve Drouot.

Vulma me dizajn palme është e përbërë nga strati i kuq dhe i b ardhë, një lloj guri mineral. Ajo është një prej qindrave vulave të zotëruara nga Perandori Qianlong, një nga perandorët që i shërbyen më gjatë Kinës.

Rekordi i mëparshëm i një vule në ankand ishte 14 mln euro në vitin 2011. Vula e fundit e shitur u mor nga një doktor francez që vizitoi Kinën në shekullin 19. Perandori Qianlong, një koleksionist i pasionuar arti i cili sundoi Kinën për pjesën më të madhe të shekullit të 18-të, ishte vetë një artis që i përdorte vulat për të nënshkruar veprat e tij.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: