SHBA

Mbyllja e pjesshme të shërbimeve të Shtetit Federal prej më shumë se një muaji i ka kushtuar ekonomisë amerikane të paktën 11 miliardë dollarë, nga të cilat rreth 3 miliardë nuk mund të vihen në vend, raporton vetë shërbimi i buxhetit të Kongresit (CBO).


Mbyllja e qeverisë u shoqërua edhe me rënie të aktivitetit ekonomik, ndërkohë CBO vlerësone edhe produktin e brendshëm bruto (PBB) i tremujorit të katërt u zvogëlua me rreth 3 miliardë dollarë.


Në tremujorin e parë 2019, niveli i PBB-së është më i ulët se 8 miliardë dollarë, duke pasqyruar ndërkohë të pesë javët e ”shutdoën” të pjesshëm dhe rimëkëmbjes së aktivitetit ekonomik, përcjell Atsh.


SHBA-ja u përball me një periudhë të gjatë të mosfunksionimit të disa administratave federale, pas dështimit të negociatave në Kongres për financimin e murit në kufirin meksikan, një premtim elektoral i presidentit Donald Trump.

(BalkanWeb)