Shumë vende të botës po përballen me sfidat të mëdha emigruese. Duke marrë në analizë numrin e popullsisë dhe numrin e atyre që kanë emigruar, Bosnja Hercegovina mban rekordin në botë.

Sipas të dhënave, një në dy boshnjakë ndodhet jashtë vendit dhe arsyet janë nga më të ndryshmet.  Po kur në Bosnje përqindja e atyre që kanë emigruar arrin në 45,6 %, në Shqipëri shifra e të larguarve shkon në 38.9 për qind duke bërë që vendi ynë të renditet i treti në botë.

Pas Shqipërisë lista vijon me shtete të tjera si Portugalia, Gjeorgjia, Bullgaria, ndërsa shkaqet kryesore të emigrimit  janë papunësi dhe shkalla e lartë e varfërisë në vendet e origjinës.

Arratisen
Arratisen

Shumë vende të konsoliduara nga ana ekonomike kanë dalë kundër emigrantëve dhe kjo ka detyruar ata të marrin masa drastike duke bllokuar edhe kufijtë, me qëllim frenimin e tyre, sidomos të atyre që vijnë nga vende që cilësohen si të sigurta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb