Rastet e fruthit në Europë janë trefishuar mes 2017 dhe 2018 ës në 82,596 – numri më i madh i regjistruar këtë dekadë, tregojnë të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shqipëria renditet mes vendeve me numrin më të madh të të prekurve nga fruthi, me 1,466 raste.

Ndërsa normat e vaksinimit po përmirësohen, OBSH thotë se mbulimi nuk është mjaft i lartë për të parandaluar qarkullimin e virusit në shumë vende. Ukraina raportoi numrin më të madh të rasteve të fruthit vitin e kaluar – më shumë se 10 herë më e lartë se Serbia. Mbi 90% e rasteve ishin në 10 vende, duke përfshirë Francën, Italinë dhe Greqinë.

Vendet evropiane me numrin më të madh të rasteve të fruthit nga janari deri në dhjetor 2018 ishin:

Ukraina (53,218)
Serbia (5,076)
Izraeli (2,919)
Franca (2,913)
Itali (2,517)
Federata Ruse (2,256)
Gjeorgjia (2,203)
Greqia (2,193)
Shqiperia (1,466)
Rumania (1,087)
Në Britaninë e Madhe, pati 953 raste të fruthit vitin e kaluar.

Në 2018 pati 72 raste vdekjesh nga fruthi në Evropë krahasuar me 42 raste në vitin 2017.
Fruthi është një sëmundje shumë virale infektive që nganjëherë mund të çojë në komplikacione të rënda shëndetësore, duke përfshirë infeksionet e mushkërive dhe trurit.

Dr Zsuzsanna Jakab, drejtoreshë rajonale e OBSH-së për Evropën, tha: “Tabloja për vitin 2018 e bën të qartë se ritmi aktual i progresit në rritjen e normave të imunizimit do të jetë i pamjaftueshëm për të ndaluar qarkullimin e fruthit. Kjo do të thotë se hendeqet në nivel lokal ofrojnë ende një derë të hapur ndaj virusit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: