Nuk ishte mbrëmja e duhur për të diskutuar gjatë, Messi ishte i shkatërruar pas dështimit të radhës me Argjentinën, as ngushëllimi i Neymar nuk mund ta qetësonte, por sigurisht ndërmjet tyre pati një bisedë shumë të shkurtër, në fund u ndanë duke u përshëndetur: “Shihemi në Barcelonë”. Në fillim kjo dukej thjeshtë një çmenduri merkatoje, rikthimi i brazilianit në “Camp Nou” dukej i pamundur për pjesën më të madhe por ja që tashmë është një realitet i cili pritet të bëhet zyrtar në ditët në vijim.

Neymar 280419
Neymar 280419

Neymar nuk është aspak i lumtur në Paris, këtë e ka bërë të qartë publikisht, Leonardo është i vetëdijshëm që nuk mund të mbaj në skuadër që lojtar që nuk dëshiron të luaj për këtë fanellë, Neymar mund të largohet kur të dëshiroj por fillimisht Barcelona duhet të paguaj 200 milion euro. Klubi blaugrana është pak skeptik në këtë pikë, nuk dëshiron të paguaj kesh një shumë kaq të madhe por do të përpiqet ti ofroj Leonardos ato lojtarë që drejtori sportiv i PSG kërkon, Coutinho psh është i pari në listë.

Sport Preview Philippe Coutinho
Sport Preview Philippe Coutinho

Fantazisti brazilian u transferua me shumë buje te Barcelona për një shumë rekord 160 milion euro por nuk u përshtat kurrë, tani Coutinho vlerësohet me 100-120 milion euro. Braziliani shihet njeri kyç për rikthimin e Neymar në Spanjë por agjenti i ish futbollistit të Liverpool ka një tjetër version: “Kam folur me drejtuesit e Barcelonës, nuk më ka thënë askush që dëshiron të shes Coutinhon këtë verë. Nuk me interesojnë shifrat plus që nuk kemi pasur asnjë kontakt me PSG”, është shprehur menaxheri i Coutinhos.

Rakitic
Rakitic

Në negociatat për rikthimin e Neymar te Barcelona mund të përfshihen edhe lojtarë të tjerë, Rakitic është një prej tyre. Mesfushori kroat është parë këto ditë në Paris, zyrtarisht me pushime por Rakitic është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Tuchel, ky nuk është një sekret. Kroati vlerësohet me 60 milion euro, plus Coutinho 120, pra 180 milion euro, dy lojtarë për të minimizuar në maksimum koston e këtij operacioni. 20 milion euro që mbetën për të vënë në jetë një tredhëmbësh të ri në Barcelonë, Messi-Neymar-Grizmann janë shumë pak, plus që këtë shumë Barcelona mund ta siguroj nga shitja e Suarez ose të ndonjë lojtari tjetër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: