TIRANË- Duket se historia e hashashit vijon ende. Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka publikuar një video në faqen e tij në “Facebook” e cila sipas tij është filmuar në Vlorë, ku shihet një arë e mbjellë me kanabis. Për Boçin kjo është dëshmi tronditëse e kriminalizimit të vendit.

“FRESKIA E HASHASHIT!
Gjelbërimi me hashash vazhdon!
Pamje nga Vlora.
Kjo është një video të cilën një mik ma postoi si dëshmi tronditëse të kriminalizimit të vendit.
Shiheni me kujdes!
E shoqëron me fjalë vetë, ku përcakton qartë dhe ditën me qëllim që ‘laboratori’ i Ramës mos ta nxjerrë se është e vitit të kaluar!
Hashash, drogë, krim, vrasje, grabitje prone publike e jo vetëm.
Kjo është pamja e jetës ‘së lumtur’ në vendin tonë ku ndërtohet banditizmi me forcat …. e qeverisë!”, shkruan Boçi.

Ndërkohë personi që ka filmuar videon thotë ndërsa kryen regjistrimin se është data 10 qershor, dita kur Izet haxhia doli në gjyq, si një dëshmi që videoja nuk është e vjetër.

“Jemi anës rrugës, baçja është me hashash. Mund të jenë rreth 2 hektarë baçe me hashash. Data sot është 10/6/2018. Për më saktësi, ka dalë në gjyq dhe Izet Haxhia që kërkon pafajësi, ka dalë dhe babalja, ka dalë dhe ai që ka folur keq. Unë po ju jap këtë filmim. Plot me hashash. Shiko çfarë bëhet”, thotë autori i videos.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb