VLORE

Kryeministri Edi Rama nga Vlora ku po mban fushatën përmbyllëse elektorale tha se i ka dërguar 6 letra kryetarit të opozitës Basha që të hyjë në zgjedhje.

Rama u shpreh se i është lutur Bashës si Romeo – Zhuljetës, e në fund nuk pranoi.

I çova 6 letra Xhuljetës. I thanë që shiko se ky të do. Në Vlorë thonë koka bën koka pëson. Dhe kështu po i ndodh Lulit. Nuk dëgjoi dhe po shkon të gremiset. Po shkon drejt fundit të vet”, deklaroi Rama.

Edi Rama theksoi se opozitarët sot janë si enveristët në vitet 1990,

“Basha kishte gënjyer prapë. Gjoja kryekëshilltari i Merkel kishte thënë ta cojmë Ramën në Hagë. Kishte gënjyer Luli si përherë. Del Agron Shehaj me ca militantë. Thonë se kush inatos Perëndinë, do ta pësojë. I mbani mend enveristët që në 1991 mblidheshin si këta njësoj, ceta të vogla për të ndaluar gjithë dallgën që kishte sjellë Lëvizja Demokratike dhe më në fund shqiptarët kishin dalë nga vargnjtë e diktaturës. Ja ku i keni të ringjallur. Ata nuk kishin media, kurse këta janë mbetje. Aq sa penguan ata lirinë, aq këta do pengojnë PS dhe Shqipërinë për vite e vite që vijnë”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: