Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka akuzuar kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali se e ka kthyer Kuvendin në qelinë e Pëllumb Gjokës.
Duke i tërhequr vëmendjen gazetarit Osman Stafa dhe kamerës për t’u drejtuar nga gardhi metalik dhe numri i madh i punonjësve të Gardës, Bardhi tha se “ky është kuvendi i një vendi që dje ka hapur kapitujt e parë të neogicatve për anëtarësimin e BE”.
“Kështu nuk është as qelia e Pëllumb Gjokës. Por kryetarja e kuvendit meqë Pëllumb Gjoka është i lirë ka vendosur të kthejë kuvendin në qelinë e Pëllumb Gjokës. Kryetarja e re e kuvendit ka nostalgji për qelinë e burgut, për qelinë e burgut të Pëllumb Gjokës”, tha Bardhi.