Ndërrimi i vitit merr kuptim kur jemi në këtë kapërcim mbi kohën.
Zgjedhja e një urimi domethënës merr kuptim kur janë fjalët e duhura që të bëjnë të reflektosh. Në një intervistë në “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela, mbi përvojat që na jep “shkolla e jetës”, psikologia klinike, Rudina Koromani bëri edhe një urim me shumë vlerë duke dëshiruar që secili nga ne të jetojë bukur jetën e vet.
“Njerëzit shohin nga vrima e çelësit se çfarë po bën tjetri. Jetoni jetën tuaj! Krijoni kujtimet tuaja e mos qëndroni si vëzhgues!”- shprehet Koromani. Duke u ndalur tek “e vërteta” e rritjes së vetes, Koromani tha se nuk mund të jemi “spektatorë”, por të angazhohemi për të dalë nga përvoja e një brezi vanitoz që i nënshtrohet rutinës nga puna, ushqimi, televizori e kaq.
“Ka plot gjëra të bukura për të bërë, si udhëtimet, rritja profesionale etj,”- thotē Koromani ndërsa përcjell urimin më të bukur për 2025-ën.