Tokio njihet për veturat e shumta ekzotike të cilat kanë ngjyra dhe modifikime karakteristike, por ku fshihen ato kur nuk lëvizin në rrugët kryesore të këtij qyteti?!

Tokio njihet si qytet me hapësirë shumë të kufizuar parkimi e sidomos në pjesët më të frekuentuara të qytetit.

Por garazhet nëntokësore janë parë si zgjedhje e vetme për zgjidhjen e problemit të parkimit. Ndryshe nga qytete si Londra ku këto vetura ekzotike parkohen anës rrugës, në Tokio këto vetura gjenden nën tokë.

Nëse vizitoni këto parkingje do të kënaqeni me numrin e madh të veturave ekzotike si Lamborghini, Ferrari, Lexus LFA, Mercedes e shumë modele tjera.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: