Një vajzë tetëvjeçare ka arritur ta rrëzojë hajdutin e armatosur, vetëm disa sekonda para se ai së bashku me disa shokë ia plaçkitin babanë dhe familjarët e saj. 

Brielle Minia po luante para shtëpisë në qytetin Cavite të Filipineve, kur katër persona dalin me vrap nga shtëpia e saj duke marrë më vete DVD dhe gjëra të tjera me vlerë.

Skifterët” e armatosur madje i kishin kërcënuar me pistoletë familjarët e saj, por derisa tentuan të ikin nga vendi i ngjarjes, vogëlushja pa u menduar dy herë u doli përpara dhe arriti të rrëzojë në tokë njërin prej tyre. 

Si pasojë e këmbëngulësisë së saj, Minia ka pësuar lëndime trupore nga hajdutët e armatosur të cilët e përplasën në tokë disa herë. 

Ajo është dërguar me urgjencë në spital për trajtim dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: