Priscilla Morse udhëtoi gjysmën e botës vitin e kaluar për të adoptuar një djalë 7-vjeçar me nevoja të veçanta pasi pa foton e jetimit të mjeruar në Facebook. Kur Morse mbërriti në jetimoren bulgare për të përfunduar adoptimin e Ryan, ai peshonte vetëm 3 kg  dhe ishte në prag të vdekjes. Por pas më shumë se një viti me familjen e tij të re në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ryan ka shtuar peshë dhe ka filluar të flasë.

Në fotot e bëra këtë muaj, Ryan nuk duket më si fëmijët e kequshqyer të vendeve të varfra, por ai u dërgua menjëherë në spital sapo mbërriti në SHBA. Tani kockat nuk i duken më dhe e qeshura e tij e tregon se është një djalë i shëndetshëm dhe i lumtur.

Morse thotë se mësoi për Ryan kur po rrinte në Facebook dhe pa foton e tij në një faqe adoptimi. Ajo dhe bashkëshorti i saj David menjëherë vendosën të adoptonin djalin. Edhe pse ata kishin dy djem të tyre, Dylan 13 dhe Jack 7 vjeç, foto zemërthyese e Ryan nuk i la duarkryq.

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: