NGA ZONJA VJOLLCA

500 gr mish qingji ose viçi
2 kokrra domate
2 thelpinj hudhër
1-2 kokrra qepë
100 ml lëng shege
½ lugë çaji piper të zi
Majdanoz
Vaj ulliri
Kripë

Vendosni kubikët e mishit në një tas. Shtoni domatet të prera në gjysëm, qepën, hudhrën, majdanozin, piperin e zi dhe lëngun e shegës. Trazojini mirë, mbulojini dhe lërini për marinim në frigorifer sa më gjatë të jetë e mundur. Më pas në një tigan zgare me pak vaj ulliri skuqim kubikët e mishit. Ndërkohë pjesën e mbetur të marinimit e vendosim në furrë në një letër alumini. I servirim kubikët e mishit të pudrosur me piper të zi dhe të shoqëruar me perimet e furrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: