Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për 13 personat që u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të operacionit antidrogë “Winter” në Kavajë.
Ata ishin pjesë e një grupi që shpërndante drogë, kryesisht kokainë dhe kanabis, në zona afër shkollave. Përveç drogës, gjatë kontrollit, janë sekuestruar tre silenciatorë dhe pajisje të tjera për modifikimin e armëve të zjarrit.
Ky operacion ka pasur për qëllim ndërprerjen e aktiviteteve kriminale që kërcënonin sigurinë publike dhe jetën e të rinjve.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për katër shtetas. Për një shtetas u dha masa “arrest shtëpie”.
Për shtatë shtetas, është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Për një shtetas është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.
Njoftimi:
- Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim A.Xh, i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
- Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim A.Xh atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
- Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim K. V. i i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
- Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim K. V.atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
- Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim E. D., i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
- Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim E. D. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dy herë në muaj të hënën e parë dhe të tretë të muajit ora 10.00 të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
- Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. L., i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
- Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim R. L. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire 2 herë në muaj” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
- Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim B. D. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
- Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim B. D. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonjë masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
- Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim A. Sh. i biri i Arben dhe i Orkida, i datelindjes 12.06.2002, lindur dhe banues ne Lagja nr 1 Kavaje, i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
- Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim A. Sh. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
- Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. Sh. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
- Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim Rei Shaba atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër
- Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. K. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
- Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim R. K. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër
- Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim E. M. i i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
- Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim E. M. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore një herë në muaj, të hënën e parë të muajit ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër
- Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim B. B. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
- Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim Be. B. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i KPP.
- Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim S.A. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
- Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim S. A. atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
- Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. D. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
- Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim R. D.atë të “arrestit në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale. Urdhërohet personi nën hetim që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur ne Lagjia nr. 1 në Kavajë. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonjë masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
- Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. Gj. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
- Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim R.Gj. atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
- Ngarkohet Prokuroria dhe policia gjyqësore, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e këtij vendimi.
- Urdhërohet pagimi nga buxheti gjyqësor I avokates së caktuar kryesisht E.Hamzallari.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.
U shpall në Durrës sot, me date 25.02.2025
