20-vjeçari Antonio Spahiu ka rënë në prangat e policisë së Shijakut për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij, 26-vjeçari Fabion Masha.

Policia njofton se dy të rinjtë shisnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në qytet, ndërsa nga kontrolli në banesën e 20-vjeçarit, janë gjetur qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza.

Njoftimi:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, operacioni policor i koduar “Repeater”.

Shitnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut, arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, një 26-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në banesën e 26-vjeçarit, Policia gjeti qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza.

Sekuestrohen lënda narkotike, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 3 celularë.

Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda speciale, për 4 javë, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Repeater”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shijak dhe u shpall në kërkim shtetasi F. M., 26 vjeç, banues në Shijak, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se bashkëpunonin për shitjen e dozave të kanabisit, në Shijak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb