Shkodër/Vijon megaoperacioni i koduar “Tempulli”. Goditet një rast i shitjes së drogave të forta, në doza.

Shiste doza kokaine, në lokalin e tij, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Sekuestrohen doza kokaine që u gjetën në lokal, 1 peshore, 2 celularë dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi:

-B. S., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kokaine gati për shitje, 1 peshore elektronike, 2 celularë dhe një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb