Një shitëse në Tiranë ka denoncuar në polici se në kioskën ku punon, një person e ka kërcënuar me armë zjarri.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se gruaja ka thënë se personi i ka vjedhur xhiron ditore. Policia ka nisur hetimet.
“Rreth orës 17:10, tek zona e Ish-Bllokut tek një kioskë, një grua ka denoncuar se një person e ka kërcënuar me armë dhe i ka vjedhur xhiron ditore”, ka njoftuar policia.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.12.2024, rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e Ish-Bllokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi akoma të papërcaktuar (paraprakisht dyshohet pistoletë lodër), i ka vjedhur një sasi parash shitëses së kioskës dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftim.
(Balkanweb)