Shitet 3.4 milionë dollarë pianoja e rrallë që ndodhej në kafenenë e Rikut, në filmin e famshëm klasik Casablanka, një prodhim Hollywoodian i vitit 1942. Piano u shit në ankandin Bonhams and Turner Classic Movies në New York dhe ishte një prej dy instumententeve në film, që aktori dhe këngëtari Dooley Wilson luajti teksa këndoi “As Time Goes By”, dedikuar të dashuruarve të filmit, interpretuar nga aktorët e famshëm Humphrey Bogart dhe Ingrid Bergman. Kurse pianoja tjetër e filmit u shfaq në paris, në skenat retrospektive dhe arkëtoi 603 mijë dollarë në ankandin e vitit 2012.

Gjithashtu në ankand u shitën edhe dyert e jashtme të klabit ku u ritakuan dy protagonistët dhe rindezën romacën e tyre për 115 mijë dollarë, kurse dokumentet origjinale të filmit u shitën për 119 mijë dollarë.

Ankandi përfshinte gjithashtu një fustan veshur nga aktorja Rita Hayworth në rolin e Gildës në vitin 1946 dhe veshje të Barbara Streisand në filmin “On a Clear Day You Can See Forever, The Way we were” dhe “Yentl”.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: