TIRANE- Një 55-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga ditën e sotme nga policia pasi akuzohet për mashtrim. Sipas policisë së Tiranës, shtetasi Eqerem Mehmetaj, rezultonte person në kërkim, pasi ishte dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Apelit në Vlorë.

Mësohet se në vitin 2011, ky shtetas kishte kryer shitjen e apartamenteve të njëjta më shumë se një herë tek shtetas të ndryshëm, duke i mashtruar dhe duke i marrë shuma monetare.

“Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim numër 70 datë 16.11.2017, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “ Mashtrimi i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143 /2 të Kodit Penal. Në vitin 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier kishte nisur procedim penal ndaj këtij shtetasi, pasi ky shtetas kishte kryer shitjen e apartamenteve të njëjta më shumë se një herë shtetasve të ndryshëm duke i mashtruar dhe marrë shuma monetare”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb