DURRES- Një 57-vjeçar nga Durrësi është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për mashtrim.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D.T., banues në Arapaj të Durrësit, i cili akuzohet se ka mashtruar shtetasin me inicialet F.M., duke i rishitur dyqanin, që ia kishte shitur një tjetër personi.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit D.T., vjeç 57, banues në Arapaj Durrës, pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin F.M., vjeç 64, banues në Shijak, duke i rishitur ambiente “Dyqan” , të shitura më parë një personi tjetër. Nenet 143/2 dhe 180 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: