Gjykata e Posaçmes e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja dhe Ahmet Mashen.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana lala.
Sipas SPAK, ish-deputeti është futur në listën e sigurt të PS-së përmes ndikimeve të krimit të organizuar, dhe më pas ka favorizuar Altin Hajrin – një person i shumëkërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës – dhe anëtarë të grupit kriminal Farruku. Ky favorizim ka pasur për qëllim shmangien e ndjekjeve nga autoritetet dhe mbështetje për ata që ishin në kërkim.
(BalkanWeb)