Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohen dhjetra doza lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Pas një pune të mirëfilltë policore, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas merret me shitjen e lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, Komisariati i Policisë Lushnjë kapi në flagrancë shtetasin O. V., 20 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhjetra doza të lëndës narkotike të dyshuara narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier bëri të mundur arrestimin e shtetasit O. V..

Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë edhe një shtetas i mitur, 14 vjeç, pasi kishte dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme të shtetasit O. V..

Lënda narkotike cannabis sativa, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb