Rëndohet situata tek çadrat e vendosura në Laç për banorët e prekur nga tërmeti si pasojë e reshjeve të shiut. Tërmeti ia ka lënë vendin shiut që ka gjetur jashtë banesave qindra familje nga Durrësi, Tirana, Kruja, Kurbini e Lezha.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se janë me dhjetëra familje që janë strehuar aty ndërkohë që një pjesë tjetër është transferuar për në një hotel në Shëngjin. Një pjesë e madhe kanë zgjedhur të kalojnë natën në automjete pranë banesave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: