TIRANE

Shiu nuk ndali dot marshimin e opozitës, por për pak caste mundi t’i ndalë fjalën kryedemokratit Lulzim Basha. Ndërsa fliste në përmbyllje të marshimit në selinë e PD, nën shi, mikrofoni është prishur, ndërsa kreu i opzitës mundi të dalë nga kjo situatë, duke u shprehur se shqiptarëve nuk ka cfarë t’i bëjë shiu, por mikronin e prishi. Në vijim kryedemokrati Basha theksoi edhe një herë se misioni i nisur nga opozita është një mision brezash, të cilit Rama e banda e tij e inkriminuar nuk mundet t’i bëjë dot asgjë.

“Mikrofoni nuk është aq i fortë sa protestuesit. Prej hekuri është, por jo i fortë sa ju. Forca jonë është bashkimi, forca jonë është pjesmarrja, forca jonë është vendosmëria. Dhe kësaj force nuk i bën dot ballë as Edi Rama, as banda e tij e inkriminuar. Ndaj, le të vazhdojmë rrugën që kemi nisur.

Misioni ynë është mision brezash, është mision për të gjithë fëmijët shqiptarë. Është mission për të gjithë ata, të djathtë e të majtë, që sot e kanë kuptuar, se vetëm përmes bashkimit, pjesmarrjes, vendosmërisë, në këtë familje shqiptarësh të lirë, mund dhe do ta gjejmë të ardhmen e tyre, lirinë e tyre, dinjitetin e tyre.

Ju ftoj ta mbyllim këtë marshim të paprecedentë proteste, duke kënduar sëbashku himnin tonë kombëtar.” u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha  ndërsa në përfundim, ftoi protestuesit të mbyllin me himn kombëtar marshimin protestë të opozitës së bashkuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb