Ka mjaftuar vetëm 30 minuta shi i rrëmbyeshëm i shoqëruar me breshër mesditën e sotme, për të shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pemët frutore në zonën e Kafaraj në Fier.

Gazetarja Marsela Topi raporton për Balkanweb se fermerët kanë pohuar se rrebeshet e kësaj periudhe janë tepër të dëmshme vecanërisht në bujqësi dhe pemëtari ndërkohë që dëme të mëdha pësojnë nga breshëri.

Bresheri1
Bresheri1

Kjo situatë i ka shqetësuar së tepërmi  pasi i gjithë investimi i tyre shkoi dëm vetëm për disa minuta ndërkohë që bujqësia është i vetmi burim që ata kanë për të siguruar jetesën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb