TIRANË

Ndeshja e Kupës mes Tiranës dhe Flamurtarit është ndërprerë për të rinisur ditën e nesërme për shkak të reshjeve të shiut, të cilat pushtuan stadiumin “Selman Stërmasi”. Sfida do të nisë nesër në orën 13:00.

Ndërprerja e saj u bë në minutën e 25-të, teksa arbitri kryesor i futi të dy ekipet brenda në dhomat e zhveshjeve. Pas ndërprerjes së takimit mes Tiranës dhe Flamurtarit, prej shiut të madh, delegati i këtij takimi, Lusien Nurishmi, në një prononcim për “Supersport”, tregoi si u mor vendimi me zyrtarët dhe drejtuesit e dy ekipeve, dhe si do procedohet me ndeshjet e Tiranës dhe Flamurtarit në fundjavë, në Superiore.

“Shiu i madh ishte prezent që prej orës 16:00. Skuadrat dolën në nxehmje, dhe situata erdhi duke u përkeqësuar. Vendosëm të prisnim disa minuta, nëse intensiteti i shiut do binte. Morëm një vendim për ta filluar nesër ndeshjen, në orën 13:00, në minutën e 25-të, aty ku u ndërpre”, u shpreh ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb