Reshjet e shiut që po bien me intensitet të lartë në mbarë vendin kanë sjellë dhe një reagim të kryeministrit Edi Rama.

Reagimi ka të bëjë lidhur me njoftimin e mëparshmë se sot para kryeministrisë ishin ftuar sportdashësit të ndiqnin ndeshjen Armeni-Shqipëri. Por moti nuk favorizoi kryeministrin dhe as dëshirën e tij që parku të mbushej nga sportdashës. Njoftimi i Ramës; “Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm i pamundur organizimi i sotëm në Parkun e Kryeministrisë:-( Qoftë bereqet për Kuqezinjtë:-)‪#‎ForcaShqiperia”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: