Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Shkodër, ku u ekzekutua me breshëri plumbash 33-vjeçari Ramazan Mataj.
Mësohet se pista e vetme në të cilën po heton policia është një lidhje dashurie që 33-vjeçari Ramazan Mataj ka pasur.
Autori i ka zënë pritë 1.2 km larg banesës së tij.
Gjurmët e autorit janë ndjekur përmes një qeni policie që i ka çuar deri në një fare distance.
Ramazan Mataj nuk rezulton me precedentë penalë. Ai ka jetuar në Belgjikë rreth 1 vit e gjysmë, ndërsa kohët e fundit punonte në Ulqin dhe në vendlindje ishte kthyer për festat e fundvitit.
(BalkanWeb)