BERAT
Policia e Beratit ka proceduar penalisht 2 persona, pasi dyshohen se kanë shkaktuar zjarre nga pakujdesia në dy lagje të qytetit. B. Sh., ka shkaktuar zjarr në lagjen “Donika Kastrioti”.
Ndërsa 28-vjeçari A. K., 28 vjeç ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur Mali Partizan. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Berat.
Dogjën me zjarr sipërfaqe të ndryshme toke me bimësi, procedohen penalisht 2 shtetas.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit Policisë Berat proceduan penalisht shtetasin B. Sh., banues në Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barë.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi A. K., 28 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur mali Partizan, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia duke hedhur një cigare të ndezur në tokë dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
(BalkanWeb)