Shkallët e San Siros rrotullohen papritur. Kjo është videoja e re me një milion shikime.

Kullat e këmbësorëve, që të çojnë në brendësi të stadiumit San Siro në Milano, duken sikur rrotullohen si një spirale.

Efekti i çuditshëm optik është bërë viral në këto ditë me një video të re të publikuar në Twitter nga fotografi britanik Daniel Holland.

Filmimi (i xhiruar natën) ka marrë më shumë se 1.2 milion shikime në pak ditë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb