Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj Presidentit Ilir Meta, i cili tha pak ditë më parë se me një dekret mund të shpërndajë Parlamentin.

Balla tha se Meta sheh ëndrra me sy hapur, pasi nuk e ka një kompetencë të tillë për shpërndarje të Parlamentit. Ndërkohë, shtoi numri dy i PS, Parlamenti e ka kompetencën të shkarkojë Presidentin.


“Unë di, shqiptarët dinë, që në republikën e Shqipërisë Presidenti zgjidhet nga Parlamenti dhe nuk ndodh e kundërta. Kush kupton sadopak jurispudencë në këtë vend e di që Kuvendi e ka të drejtën ta shkarkojë Presidentin, në bazë të një procesi rigoroz kushtetues.


Presidenti shef ëndrra me sy hapur, kur flet për gjoja dekrete që mund të shpërndajë Parlamentin. Të mos harrojmë të vetmen lidhje që ka Presidenti me Kuvendin, që është ajo e thërritjes për caktimin e seancës së parë plenare. Presidenti nuk e ka kompetencën për shpërndarjen e Parlamentit, ndërsa Kuvendi e ka kompetencën për shkarkimin e Presidentit”, tha Balla.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb