TIRANË

Pasi KQZ vendosi t’i hiqte mandatin dhe të shkarkonte kryebashkiakun të Vorës,  Agim Kajmakun, ka reaguar menjëherë  dhe kryeministri Edi Rama. I pyetur nga gazetarët për këtë vendim, shefi i qeverisë nuk e komentoi gjatë, por dha këtë përgjigje: “Institucionet janë institucione”-tha Rama.

Këtë deklaratë të shkurtër shefi i qeverisë i bëri pas përfundimit të mbledhjes me deputetë dhe krye bashkiakët e Veriut, ku fokusi i mbledhjes ka qenë ristrukturimi i Partisë Socialiste në qarkun Shkodër, por jo vetëm.

Shkarkimi i Agim Kajmakut nga KQZ u bë në mënyrë unanime me 5 vota pro.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: