Shkarkimi i Mauricio Poçetinos nga Totenhem Hotspurs ka tronditur botën e futbollit në Angli, pasi argjentinasi shikohej si arkitekti i ngritjes së skuadrës londineze në nivele të larta dhe largimi i tij pas pesë vitesh e gjysmë natyrisht që ka më shumë mendime kundër sesa pro, ndonëse në stol është ulur një prej gjenive të trajningut si Zhoze Murinjo.

Gjatë konferencës për shtyp, Pep Guardiola ka folur për këtë çështje duke dhënë mendimin e tij për largimin e argjentinasit dhe rikthimin e portugezit në Premier Ligë. “Zhoze është një trajner i jashtëzakonshëm dhe do të bëjë një punë të shkëlqyer. Megjithatë kam mbetur i habitur me shkarkimin e Poçetinos sepse ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke e përmirësuar ndjeshëm klubin”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb