Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli në mbledhjen e së premtes mbarimin e mandatit të anëtarit Gentisn Osmani, i cili u shkarkua nga detyra me vendim të Kolegjit të Posacëm të Apelimit, me arghumentin e vetëm se nuk justifikonte shpenzimet përgjatë viteve 2011 dhe 2013.


Pas këtij vendimi, prokuroria e përgjithshme e përkohshme, pritet të celë garën për të plotësuar vakancën. Pasi paraqiten kandidaturat, sërish Arta Marku therrët mbledhjen e asamblesë së përgjithshme të prokurorëve, të cilët votojnë anëtarin e gjashtë prokuror në këshill. Për momentin ky institucion funksionon me dhjetë anëtarë, pesë joprokurorë dhe pesë prokurorë, të cilët në shtator pritet të marrin vendime të rëndësishme.


Së pari të intervistojnë dhe më pas të bëjnë pikëzimin e kandidatëve për prokuror të përgjithshëm të përkohshëm, për tja dërguar për miratim Kuvendit. Dhe së dyti do të firmosë për krijimin e prokurorisë së posacme, ose sic njihet ndryshe SPAK.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb