TIRANE- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj teksa komentoi shkarkimin i Haki Çakos nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit, tha se ishte ai që kishte marrë atë vendim. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Xhafaj tha konkretisht se: “Unë e kërkoj shkarkimin, qeveria e meriton”.

Ndërkohë, pyetjes së moderatorë Eni Vasili se “Sa e vërtetë është që Rama se miratoi shkarkimin?”, Xhafaj e mohoi kategorikisht.

Ju e shkarkuat Çakon?
Unë e kërkoj shkarkimin, qeveria e meriton

Sa e vërtetë është që Rama se miratoi shkarkimin?
Ju lutem…këto që shkruhen në media nuk janë të vërteta.

A do e kishte kaluar vettingun Haku Çako??
Se di, besoj se po
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb