Gjatë rubrikës “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj foli edhe për mocionin që do të zhvillohet nesër nga Parlamenti e daljen më pas me një rezolutë politike për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Sipas saj, në këtë pikë është arritur si pasojë e veprimeve të Metës.

“Mocioni me debat në Parlament nuk është këmbëngulje për ta shkarkuar, vjen si rezultat i dekretit të Presidentit. Kuvendi nesër me rezolutë do marrë një vendim politik duke vlerësuar se me dekretin e Presidentit ka shkelje Kushtetuese. Janë një sërë procedurash për të shkuar më pas deri tek shkarkimi. Por ju them që shkarkim i tij nuk është qëllim, nuk ka qenë objektiv, është pasojë e një veprimi të kryer nga Presidenti. Unë e shikoj kaq të thjeshtë.


Më tej ministrja ka shtuar se nëse shkarkohet nga Kuvendi, vendimi do kalojë përmes Kushtetueses.


“Për shkarkimin e tij do të duhet të japë vendimin Gjykata Kushtetuese. Ajo është në procesin ku po verifikohen nga KED anëtarët e saj e më pas do të përzgjidhen. Deri në fund të korrikur do të mund të plotësohen vendet vakante”.


(m.a/BalkanWeb)