TIRANË

Kuvendi i Republikës votoi sot kundër rezolutës së Presidentit Ilir Meta në Kuvend për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa janë zbardhur edhe emrat që kanë votuar kundër saj.

“BalkanWeb” ka siguruar emrat e shtatë deputetëve, të cilët kanë votuar kundër saj dhe ato janë; Lefter Maliqi, Fatjona Dhimitri, Elda Hoti, Klajda Qama, Artur Roshi, Vasil Sterjovski, Besnik Troplini.

Nga 110 deputetë të pranishëm në sallë, 100 votuan pro rezolutës për shkarkimin e kreut të Shtetit, 7 votuan kundër, 2 abstenim dhe 1 pa votuar.

Deputetët që votuan kundër rezolutës: Lefter Maliqi, Fatjona Dhimitri, Elda Hoti, Klajdi Qama, Artur Roshi, Vasil Sterjovski, Besnik Troplini.

Deputetët që abstenuan: Ramazan Gjuzi, Enada Kapllani.

Pa votuar: Tahir Koçi. Ndërkaq ajo që ra në sy është fakti se në senacë mungonin deputeti socialist Tom Doshi si dhe deputetja Rudina Hajdari.

Votimi Per Presidentin
Votimi Per Presidentin

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb