Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot në një takim delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me çështjen e shkarkimit të Presidentit të Republikës.

Në takimin e zbardhur nga zyra e shtypit pranë Kuvendit thuhet se kryeparlamentari Ruçi shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shpejtë dhe konstruktiv të Komisionit të Venecias me Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar Komisionit të Venecias për disa reforma të rëndësishme ose çështje me interes të veçantë, si reforma në drejtësi, vettingu i funksionarëve të lartë, procedurat në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës, ligjin për pronësinë si edhe nismën legjislative të zgjedhësve.

Whatsapp Image 2019 09 10 At 13.05.25
Whatsapp Image 2019 09 10 At 13.05.25

“ Ruçi vlerësoi gadishmërinë e angazhgimit të Komisionit të Venecias, megjithë kohën e shkurtër të adresimit të kërkesave; seriozitetin e vizitave të ekspertëve të Komisionit në Shqipëri si edhe cilësinë e lartë të raporteve paraprake dhe përfundimtare të opinionit të Komisionit. Kuvendi i Shqipërisë ka përfituar edhe nga opinionet që Komisioni ka adresuar për vende e tjera anëtare të Këshillit të Europës. Kryeparlamentari Ruçi bashkëbisedoi me anëtarët e Komisionit edhe për disa aspekte të situatës politike në Shqipëri.” thuhet ndër të tjera në njoftimin shpërndarë mediave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb