TIRANE

Ajo është munduar të lërë pas të shkuarën, pranon se ka qënë disi e ngarkuar psikologjikisht dhe tregon çfarë e ka mërzitur nga shkarkimi si ministre. E ftuar në emisionin “A Show” në News 24, Nikolla thotë se nuk është mërzitur se e shkarkoi Rama, pasi është e vetëdijshme se “gota i plasi në dorë”, por mërzitet për faktin se pse një gjë e tillë, pra protestat ndodhën dhe atakuan pikërisht sektorin e saj.

Krasta: Teksa shkëmbenim mesazhe teksa të shkruaja që do bënim intervistë, nuk e di në e mbani mend ju thatë që Adi këtë javë jam psikologjikisht e ngarkuar…Pse ishit ju psikologjikisht e ngarkuar?

Nikolla: Po sigurisht, se kalimi nga një gjëndje në një gjendje tjetër… Unë nuk mund të bëj të paditurën dhe të mos e përsëris prapë: Gota u thye në dorën time!

Krasta: Pra, ju u mërzitët që u shkarkuat…

Nikolla: Jo nuk u mërzita që u shkarkova, por pse pikërisht në sektorin tim, në sektorin e Arsimit të Lartë dhe në një mënyrë krejt të beftë dhe pa pasur përshkallëzime, sepse gjithmonë protestat studentore kanë një lloj përshkallëzimi, unë thjesht i kam parë poshtë dritares sime një masë të madhe studentësh për të vijuar pastaj me gjithçka tjetër që ju e dini. Kjo ka qenë një moment që nuk e kam përjetuar, qoftë edhe me ngarkesat e gabimeve që mund të jenë bërë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb