Loja mbaroi për Fonseca-n. Ishte në ajër prej kohësh, por tashmë prek fundit, Paulo Fonseca nuk është më trajneri i Milan. “X” kundër Romës nuk ishte rezultati më i keq i mundshëm, por i gjithë rrugëtimi i tij në shtëpinë e “djallit” ishte zhgënjyes, mbase vetëm fitorja në derbi ishte detaji i vetëm pozitiv, në fakt nëse nuk do të ishte për fitore kundër Inter do ishte shkarkuar prej kohësh.
Mënyra se si Fonseca u largua nuk ishte mbase mënyra më e bukur pasi krijoi disi kaos në një kohë kur trajneri u paraqit në konferencë për shtyp, por nuk dinte asgjë për atë vendim të marrë nga klubit. Pasi u përpoq të zbuste situatën, madje as nuk e dëshironte ta pranonte këtë vendim duke shtuar se nuk kishte pasur asnjë përplasje me Ibrën apo drejtuesit e tjerë, edhe Fonseca në fund u dorëzua duke theksuar shkurtimisht:
“Po, është e vërtetë, jam në ikje nga Milan. Më vjen keq, por largohem me ndërgjegjen e pastër”. Milan jo vetëm që shkarkoi Fonseca-n, por nuk janë as të detyruar t’i paguajnë pjesën tjetër të kontratës për 2,5 vitet e ardhshme, kjo falë një klauzolë të veçante që i jepte të drejtë klubit të shkarkonin trajnerin në mungesë të rezultateve. Fakt është që rezultatet janë shumë zhgënjyese pasi Milan e sheh veten në vendin e 8-të në kuotën e 27 pikëve, 8 pikë larg zonës Champions.
Ikën Fonseca, por vjen një tjetër portugez, Sergio Conseiçao. Nuk ka asnjë dyshim për këtë, me teknikun portugez që ka gjetur akordin total me Ibrën. Concesiço do të marrë menjëherë drejtimin e klubit për të udhëtuar të martën në Riad, në kuadër të Superkupës së Italisë, rivali i tij i parë do të jetë djali i tij me Juven.
(BalkanWeb)