Emrat që të shkojnë ndër mend janë shumë, pasi Kristian Panuçi mori rezultate vërtet zhgënjyese në krye të Shqipërisë, ndërsa në disa raste edhe goleada, të cilët mërzitën jo pak tifozët e Kombëtares, që ishin mësuar me tjetër lojë e tjetër rendiment të ekipit kuqezi.

Por, ai që është shkarkuar, quhet Alan MekLish, trajneri i Skocisë, i cili triumfoi të dyja ndeshjet ndaj Shqipërisë me rezultatin 2-0 dhe 4-0, ku padyshim pokeri i pësuar në “Loro Boriçi” ishte edhë më i dhimbshmi për tifozët kuqezi.

Humbja 3-0 në Kazakistan nuk është përtypur nga drejtuesit e Federatës së Skocisë, që kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin, nën drejtimin e të cilit Skocia arriti rezultatin më të mirë të 20 viteve të fundit, duke u renditur e para në Ligën C të Nations League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb