Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë për 24 personat e arrestuar në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Limit”.

Gjykata ka lënë në burg 21 prej të arrestuarve, ndërsa ka liruar 3 të tjerë, duke caktuar për ta masën “arrest shtëpie”, për arsye shëndetësore. Mësohet se janë lënë në “arrest shtëpie” shtetasit Bektesh Zeneli, Fejzo Dana dhe Agron Manka, ku raporohet se Zeneli është trasportuar drejt spitalit menjëherë, pasi ka patur probleme të rënda shëndetësore.

Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se i arrestuari Agron Manka ka thënë në seancë se ka pranuar të punojë në kapanon hashashi për arsye ekonomike.

“Për arsye ekonomike kam punuar në një kapanon hashashi. Shkoja në këmbë nga Tepelena në Këlcyrë, sepse nuk kisha asnjë zgjidhje tjetër”, ka thënë ai.

Operacioni “Limit” u krye nga policia shqiptare dhe ajo greke, ku u shkatërruan katër banda kriminale dhe u arrestuan 58 persona, të cilët merreshin me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në Greqi, Turqi dhe vendet e tjera të Evropës.

Trafikantët i siguronin farat e kanabisit në Holandë, i kultivonin në Shqipëri dhe i shpërndanin pastaj në tregjet e vendeve të BE.

“BalkanWeb” zbardhi sot dosjen e Prokurorisë për operacionin “Limit”, ku dilnin dhe përgjimet e trafikantëve, të cilët në disa raste përdornin edhe fjalor banal.

Arrest me burg

Sokol Nesimi, 40 vjeç, banues në Tiranë

Bilbil Shqalshi, 46 vjeç, banues në Mirditë

Aleksander Pepi alias Bani 38 vjeç, banues në Korçë

Enkelejdi Sadik, 35 vjeç, banues në Korçë

Kristo Çobaj, 34 vjeç, banues në Korçë;

Gjergji Çobaj, 63 vjeç, banues në Korçe

Gjergji Muke, 32 vjeç banues në Korçë

Romeo Tarem 32 vjeç, banues në Ersekë

Ertin Hoxhalli, 33 vjeç, banues në Korçë

E. M., 26 vjeç, banues në Korcë;

Festim Çorvaxhi alias Bajraktari, 35 vjeç, banues në Pogradec;

Edmir Ballia, 42 vjeç, banues në Tepelenë

Eduart Hoxha, 34 vjeç, banues në Fier

Arber Brahimi, 25 vjeç, banues në Tepelenë

Valgjel Brahimi, 33 vjeç, banues në Tepelenë;

Besjan Valca, 33 vjeç, banues në Sarandë

Andrea Caca, 50 vjeç, banues në Durrës

Emiliano Kalemi, 37 vjeç, banues në Durrës

Eljon Jaho, 38 vjeç, banues në Ersekë

Besjan Zenel, 27 vjeç, banues në Ersekë

Hysni Sadik, 65 vjeç, banues në Korçë,

Arrest shtepie

Bektash Zenel, 55 vjeç, banues në Ersekë;

Fejzo Dana, 56 vjeç, banues në Tepelene

Agron Manka, 35 vjeç, banues në Këlcyrë

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb