ITALI– Policia italiane ka publikuar emrat dhe fotot e 3 kosovarëve të arrestuar dhe një minoreni të shoqëruar gjatë operacionit në Venecia, ku u shkatërrua një celulë xhihadiste.

Të arrestuarit janë Fisnik Bekaj 24 vjeç, Dakë Haziraj 25 vjeç, Arjan Babaj 27 vjeç, ndërsa identiteti i të miturit nuk bëhet i ditur, por është publikuar vetëm fotoja e tij me sytë e mbuluar, raportojnë mediat italiane.

Kosovarët thuhet se po planifikonin të kryenin sulm terrorist në një nga simbolet më të njohura të qytetit italian të Venecias, në Urën Rialto.

“Corriere Della Sera” shkruan se personat e arrestuar janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Operacioni është koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafais e Antiterrorizmit të qytetit të Venecias.

Gjatë natës janë kryer dhe kontrolle në 12 banesa, 10 prej të cilave në qendrën historike të Venecias, një banesë është kontrolluar në qytetin e Mestre e një në Trevizo.

Operacioni për shkatërrimin e kësaj celulë xhihadiste ka nisur pas hetimit të aktivitetit radikal fetar të anëtarëve të saj si dhe të vendeve që ata frekuentonin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb