ITALI

Policia italiane ka arritur të shkatërrojë  një bandë të udhëhequr nga një shqiptar. “Baby Gang”, siç thirrej ndryshe nga hetuesit, udhëhiqej nga shqiptari 24 vjeç me iniciale D.M, i cili së bashku me bashkëpunëtorët e tij, shpërndante jo vetëm lëndë narkotike, por edhe kërcënonte përmes dhunës dhe armëve të rinjtë, të cilëve më herët u kishte shpërndarë edhe lëndë narkotike.

Në njoftimin e policisë italiane, bëhet me dije se të paktën 9 mijë euro dhe lëndë narkotike janë sekuestruar nga ana e hetuesve.

Q
Q

  Njoftimi i policisë italiane

Pas një periudhe të gjatë vëzhgimi dhe të studimit të fenomenit të konsideruar ‘Baby gang’, policia e Pisas ka arritur të arrestojë tre të rinj nga 20-24 vjeç, përgjegjës për disa krime rrëmbimi, zhvatjeje, shpërndarje të lëndësh narkotike (Marijuanë, hashash, kokainë) dhe posedim armësh.

Investiguesit e Skuadrës së Pizës nga seksioni i organizatës kriminale të antidrogës, prej kohës të impenjuar  në luftën kundër krimit të organizuar, prej kohësh monitoronin një seri episodesh të dhunës,  kryesisht në ambientet e të rinjve, apo edhe adoleshenteve.

Të  tilla episode, përfunduan në agresion, vandalizëm të cilat  nuk lidheshin me bullizmin, por me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe si pasojë e kësaj u arrestua një 24-vjeçar shqiptar.

 

Mësohet se policia ka arritur të vërë në pranga shqiptarin me iniciale D.M, prej vitesh banues në Pisa dhe mjaft i futur në rrjetin social, duke krijuar një rrjet shpërndarjes lëndësh narkotike, të shumë llojeve por kishte edhe mbështetjen e të rinjve të Pisës, shpesh herë të cilët ihin edhe minorenë të tërhequr nga lehtësia e fitimeve.

Viktimat, një herë të akumulonin borxhe të pashlyeshme, bienin në këtë mënyrë në një spirale të dhunës së burrit, të cilët në bashkëpunimin me ndjekësit e rinj, rrezikonin të ishin një kërcënim, shpesh edhe duke shtyrë në përdorimin e pistoletës dhe në fund duke i detyruar të qëndrojnë të lidhur me detyrimet ndaj drogës dhe parave.

Por, falë aktivitetit të skuadrës lëvizëse të pisës dhe rrjetit të informacione, vinin në dijeni të episodit të rëndë të dhunës të ndodhur në fund të janarit, atë të dhunës  të një studenti 18 vjeçar. Në fakt, falë elementëve të mbledhur Prokuroria e Pisës arriti të vendosë  në burg shtetasin D.M dhe ndjekësit e tij P.L dhe D.M. E, të dy 20 vjeç.

Në kuadër të hetimeve, u sekuestrua shuma e rreth 9 mijë eurove dhe substanca narkotike gati për shpërndarje, një pistoletë dhe materiale të tjera të vlefshme për hetimet.

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb