ITALI

Një megaoperacion antidroge i kryer midis tre shteteve,  Italisë, Spanjës dhe Austrisë ka përfunduar me arrestimin e 20 personave.

Sipas mediave lokale në shtetin fqinj, këta persona funksiononin si grup i strukturuar kriminal, i cili merrej me trafikun e lëndëve narkotike në disa shtete.  Grupi i të arrestuarve përbëhet nga shqiptarë, moldavë, ukrainas si dhe italianë, raporton “BalkanWeb”

Media, Italiane
Media, Italiane

Autoritetet kanë nisur kontrollet për verifikimin e pasurive  të paluajtshme të këtij grupi, i cili dyshohej se mund të ketë shumë të tilla në Itali, por edhe në vende të tjera. Një pjesë e pronave të grupit kanë hyrë në sitën e konfiskimit, që sipas përllogaritjeve kapin shifrën e 1 milion eurove.

Pas një sondazhi dhe mbikëqyrje të imtësishme përgjatë një viti nga prilli i 2017 deri në prill të 2018, rezultoi se ky grup dhe anëtarët e tij transportonin drogë nga Spanjë drejt Italisë, duke e shitur më pas edhe pranë ambienteve të shkollave.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb