ITALI 

Policia italiane në Milano ka arritur të shkatërrojnë një grup të strukturuar kriminal, përgjegjës për së paku 30 makina të vjedhura.

Me shtatë urdhra ndalimi për paraburgim dhe një si “arrest shtëpiak”, operacioni i koduar me emrin “Ultima”, u përmbyll mbrëmë. Karabinieria e Novarës akuzon 7 shqiptarë për vjedhje të makinave dhe mbajtje të sendeve të vjedhura, raporton Tg24.sky.it.

  • foto galeri
  • foto galeri

Grupi i shqiptarëve e kishte bazën në Lugano dhe më pas vepronin në zona të ndryshme të Milanos. Më herët, në operacione të policisë italiane për të arrestuar hajdutë makinash, janë vënë në pranga 32 persona, të ndarë në 7 grupime më të vogla, pa lidhje me njëri-tjetrin. Grupet kanë kryer së paku 70 vjedhje makinash, kryesisht të shtrenjta.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb